Njerëzit mistikët që u shërbyen udhëheqësve botërorë

Shumë kohë para se shkencëtari modern të merrej me hetimin e të panjohurës, ne kemi patur figura krejtësisht të ndryshme në krye – mistikët. Alkimistët, fallxhorët dhe magjistarët e të gjitha llojeve, kanë pretenduar se kishin përgjigjet për pyetjet që lindnin në mendjet e njerëzve. Edhe pse shumë prej tyre qenë thjesht sharlatanë, duke përhapur me vetëdije gënjeshtra për pasuri dhe famë, të tjerët i besuan realisht magjive që ata pretendonin se kryenin.

Përgjatë gjithë historisë, liderët botërorë kanë kërkuar që praktikojnë okulten, duke shpresuar të përftojnë nga njohuritë e tyre ezoterike, dhe në disa raste fuqinë e tyre të supozuar mistike.

Xhon Di

Gjatë fundit të shekullit XVI-të, Xhon Di pushtoi hapësirën ndërmjet shkencës dhe magjisë,  duke ia kushtuar intelektin e tij fushave të matematikës dhe astronomisë, po aq sa alkimisë dhe hyjnores. I lindur në Londër në vitin 1527 nga një anëtare e oborrit të mbretit Henrit VIII, Di e gjeti veten në shoqërinë e familjes mbretërore që në moshë të re.

Duke ndjellë interesin e Mbretëreshës Meri dhe të të bijës Elizabetës I, Di e nisi karrierën e tij si një lexues i horoskopit. Megjithatë, jo të gjithë ishte aq të dhënë pas punës së tij sa edhe mbretëresha. Në vitin 1555, Di u arrestua dhe u gjykua për tradhti, i akuzuar për “llogaritjen” e horoskopëve rë mbretëreshës dhe vajzës së saj. Fatmirësisht, Di arriti të bindë gjykatën ashtu edhe kishën mbi pafajësinë e tij.

Pasi Elizabeta hipi në fron, Di vazhdoi të shërbejë si këshilltari dhe udhëzuesi i saj mistik. Në pozitën e tij të re, ai qe në gjendje për të lidhte marrëdhënie me familjet mbretërore në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe perandorin gjerman Rudolfin II, një mbrojtës i njohur i alkimistëve dhe magjistarëve. Më vonë, teksa ndikimi i Di filloi të zbehet, ai udhëtoi për në Evropë në kërkim të Gurit Filozofik, një burim i supozuar i pavdekësisë.

Ai u kthye duarbosh, por besonte se ajo që i kishte mësuar alkimia, mund të zgjidhte të paktën krizën ekonomike me të cilën po përballej atdheu i tij. Mjerisht, toleranca e Anglisë ndaj okultizmit ishte zbehur gjatë mungesës së tij, ndaj ai dha dorëheqjen duke filluar mësimdhënien e shkencave në Universitetin e Kembrixhit. Di ndërroi jetë në vitin 1609. /bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *