Paraliza jonë e rrezikshme, e “lumturisë së divanit”

Nga Papa Françesku

Fjalimi i plotë i Papa Françeskut, në Ditën Botërore të Rinisë,

Në fund të dëshmisë së tij të fuqishme dhe prekëse, Randi kërkoi diçka nga ne. Ai tha: “Unë ju kërkoj me ngulm, që të lutemi për vendin tim të dashur.” Historia e tij, e cila përfshin luftën, pikëllimin dhe humbjen, përfundoi me një kërkesë për lutje. A ka ndonjë mënyrë më të mirë për ne, që të fillojmë vigjiljen, përveç se se duke u lutur.?

Ne kemi ardhur këtu nga vende të ndryshme të botës, nga kontinente, vende, gjuhë, kultura dhe popuj të ndryshëm. Disa prej nesh janë bijtë dhe bijat e kombeve që mund të jenë në kundër njëri-tjetrit, dhe të angazhuar në konflikte të ndryshme, apo edhe luftë të hapur. Të tjerë prej nesh, vijnë nga vende që mund të jenë në “paqe”, pa luftë dhe konflikt, ku shumica e gjërave të tmerrshme që ndodhin në botën tonë, janë thjesht një histori në lajmet e mbrëmjes. Por mendojeni pak. Për ata prej nesh, këtu, sot, që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, vuajtjet dhe luftërat që përjetojnë shumë të rinj nuk janë anonime, diçka që ne e lexojmë në gazeta. Ato kanë një emër, ata kanë një fytyrë, ata kanë një histori, ata janë pranë. Sot, lufta në Siri ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje për kaq shumë njerëz, për kaq shumë të rinj, si mikun tonë të mirë Rand, i cili ka ardhur këtu dhe na kërkon të lutemi për vendin e tij të dashur.

Disa situata duken të largëta, deri sa, në një farë mënyre, ne i të prekim. Ne nuk i vlerësojmë disa gjëra, sepse i shohim ato vetëm në ekranin e një celulari apo një kompjuteri. Por, kur hyjmë në kontakt me jetën, me jetën e njerëzve, jo vetëm pamjet në një ekran, atëherë ndodh diçka e fuqishme.

Ne ndjejmë nevojën për t’u ërfshirë. Për t’u kujdesur, që të mos ketë më “qytete të harruar”, për të përdorur fjalët Rand-it, apo vëllezër dhe motra, të “e rrethuar nga vdekja dhe vrasjet”, krejt të pafuqishëm. Të dashur miq, unë kërkoj që ne të bashkohen në lutje për vuajtjet e të gjitha viktimave të luftës dhe për shumë familje të Sirisë së dashur, si edhe pjesëve të tjera të botës sonë. Duhet të kuptojmë, një herë e përgjithmonë, se asgjë nuk e justifikon vrasjen e një vëllai apo motre; Se për ne, asgjë nuk është më e çmuar se tjetri. Duke ju kërkuar që të luteni për këtë, unë do të doja të falënderoja Natalian dhe Miguelin, që ndanë me ne betejat dhe konfliktet e tyre të brendshme. Ju na treguat për betejat tuaja, dhe se si i kapërcyer me sukses. Ju të dy jeni një shenjë e gjallë e asaj që mëshira e Zotit kërkon të arrijë tek ne. Kjo nuk është koha për të denoncuar dikë, apo për të luftuar. Ne nuk duam të shembim. Ne nuk kemi asnjë dëshirë për të mundur urrejtjen me më shumë urrejtje, dhunën me më shumë dhunë, terrorin me më shumë terror.

Ne jemi sot këtu, sepse Zoti na ka thirrur së bashku. Përgjigja jonë në një botë në luftë ka një emër: emri i saj është vëllazëria, emri i saj është bashkimi, emri i tij është familja. Ne i gëzohemi faktit që, vijmë nga kultura të ndryshme, dhe kemi ardhur së bashku për t’u lutur. Le të jetë fjala jonë e mirë, argumenti ynë i mirë, bashkimi ynë në lutje. Le të mbajmë një minutë heshtje dhe të lutemi. Le t’i parashtrojmë Zotit këto dëshmi të miqve tanë, dhe të identifikohemi me ata, për të cilët “familja është një koncept i pakuptimtë, shtëpia vetëm një vend për të fjetur dhe ngrënë”, dhe me ata që jetojnë me frikën se gabimet dhe mëkatet e tyre, i kanë bërë ata “të dëbuar”. T’i parashtrojmë Zotit “betejat” tuaja, luftërat e brendshme që secili prej jush mbart në zemrën e tij ose të saj.

Teksa luteshim, mendova për Apostujt në ditën e Rrëshajëve. Përfytyrimi i tyre mund të na ndihmojë për të vlerësuar të gjitha ëndrrat Perëndia i realizon në jetët tona, brenda nesh dhe me ne. Atë ditë, dishepujt ishin bashkë prapa dyerve të mbyllura, nga frika. Ata ndiheshin të kërcënuar, të rrethuar nga një atmosferë e përndjekjes, e cila i kishte vënë pas qoshes, në një dhomë të vogël, ashtu të heshtur dhe të paralizuar. Frika i kishte pushtuar të gjithë. Pastaj, në këtë situatë, diçka spektakolare, diçka madhështore, ndodhi. Fryma e Shenjtë dhe gjuhët, si prej zjarri, u ndalën mbi secilin prej tyre, duke i shtyrë ata drejt një aventure që as nuk e kishin ëndërruar.

Ne kemi dëgjuar tre dëshmi. Zemrat tona janë prekur nga historitë e tyre, jetën e tyre. Ne kemi parë se si, ashtu si dishepujt, ata kanë përjetuar momente të ngjashme, duke jetuar në një kohë të frikës së madhe, kur u është dukur se çdo gjë ishte bërë copë. Frika dhe ankthi që burojnë nga mendimi se, largimi prej shtëpisë mund të nënkuptojë që nuk do i shohin më asnjëherë të dashurit e tyre, frika se mos nuk ndihen të vlerësuar apo të dashur,, frika se mos nuk kanë zgjedhje. Ata ndanë me ne, të njëjtën përvojë që patën dishepujt; ata ndienin atë lloj frike që vetëm të shpie drejt një gjëje: ndjenjës së mbylljes në vetvete, bllokimit. Pasi ndihemi kështu,, frika jonë fillon të përshkallëzohet pashmangshmërisht, dhe ajo bëhet bashkë me motën ë saj “binjake”, paralizën: Ndjenja e të qënit të paralizuar. Të mendosh që në këtë botë, në qytetet tona dhe komunitetet tona, nuk ka më asnjë hapësirë për t’u rritur, për të ëndërruar, për të krijuar, për të hedhur sytë drejt horizonteve të reja – me një fjalë për të jetuar -. është një nga gjërat më të këqia që mund të na ndodhë në jetë. Kur jemi të paralizuar, ne humbasim magjinë e takimit me të tjerët, të bërit miq, të ndarit të ëndrrave, të ecurit krah për krah me të tjerët.

Por në jetë ka edhe një tjetër lloj paralize, edhe më e rrezikshme. Nuk është e lehtë për ta treguar me gisht. Më pëlqen ta përshkruaj, si paraliza që vjen nga ngatërrimi i lumturisë, me një divan. Me fjalë të tjera, të mendojmë se, për të qenë të lumtur, gjithë sa kemi nevojë është një divan i mirë. Një divan që na bën të ndjehemi rehat, të qetë, të sigurt. Një divan si ata që kemi sot, me një njësi masazhi për të na vënë në gjumë. Një divan që na premton orë rehatie, kështu që ne mund të arratisemi në botën e video lojërave, dhe të shpenzojmë të gjithë kohën, përpara një ekrani kompjuteri. Një divan që na mban të sigurt nga çdo lloj dhimbje apo frike. Një divan që na lejon të rrijmë në shtëpi, pa pasur nevojë për të punuar, ose për t’u shqetësuar për asgjë. “Lumturia e Divanit!” Kjo është ndoshta forma më e dëmshme dhe e keqe e paralizë, duke qenë se pak e nga pak, dhe pa e kuptuar, ne fillojmë të dremisim, të topitemi e të biem në gjumë, ndërkohë që të tjerët – mbase më vigjilentë se sa ne, por jo domosdoshmërisht më të mirë – të vendosin për të ardhmen tonë, për ne.

Për shumë njerëz në fakt, është shumë më e lehtë dhe më e mirë që të kenë fëmijë të përgjumur dhe të shurdhër, që e ngatërrojnë lumturinë me një divan. Për shumë njerëz, kjo është më e volitshme, se sa kenë të rinj që janë të vëmendshëm dhe që kërkojnë, në përpjekje për t’iu përgjigjur ëndrrës së Perëndisë, si dhe të gjitha shqetësimet e pranishme në zemrën e njeriut. E vërteta, megjithatë, është diçka tjetër.

Të dashur të rinj, ne nuk kemi ardhur në këtë punë për të “vegjetuar”, për ta marrë lehtë, për të bërë jetën tonë në një divan të rehatshëm, për të rënë në gjumë. Jo, kemi ardhur për një arsye tjetër: Që të lëmë shenjë! Është shumë e trishtë që të kalosh jetën, pa lënë një shenjë. Por, kur ne zgjedhim lehtësinë dhe komoditetin, kur ngatërrojmë lumturinë me konsumin, atëherë ne përfundojmë duke paguar një çmim vërtetë të lartë: humbasim lirinë tonë.

Kjo në vetvete është një formë e madhe paralize, kurdoherë që ne fillojmë të mendojmë se lumturia është e njëjtë si rehatia dhe komoditeti, se të jesh i lumtur do të thotë të kalosh jetën në gjumë ose me qetësues, se e vetmja mënyrë për të qenë të lumtur, është që të jetojmë në një mjegull të dendur. Sigurisht, drogat janë të këqija, por ka shumë droga të tjera të pranueshme shoqërisht, të cilat mund të përfundojnë duke na skllavëruar po njësoj. Në një mënyrë apo një tjetër, ato na e grabisin thesarin tonë më të madh: lirinë tonë.

Miqtë e mi, Jezusi është Zoti i rrezikut, e përjetshmja “më shumë”. Jezusi nuk është Zoti i rehatisë, sigurisë dhe lehtësisë. Ndjekja e Jezusit kërkon një dozë të mirë guximi, një gatishmëri për të shkëmbyer divanin me një palë këpucë, dhe për të nisur rrugëtimin drejt shtigjeve të reja, të pashkelura. Për të shkelur shtigje, që hapin horizonte të reja në gjendje për të përhapur gëzim, gëzimin që ka lindur nga dashuria e Zotit, dhe që buron nga zemrat tuaja, me çdo akt mëshire. Për të marrë rrugën e “çmendurisë” së Perëndisë tonë, i cili na mëson ta takojmë atë tek të uriturit, të eturit, të zhveshurit, të sëmurët, miqtë në vështirësi, të burgosurit, refugjatët dhe emigrantët, fqinjët tanë që ndihen të braktisur. Për të marrë rrugën e Perëndisë tonë, i cili na inkurajon për të qenë politikanë, mendimtarë, aktivistë socialë. Perëndia që na kërkon të ndërtojmë një ekonomi frymëzuar nga solidariteti. Në të gjithë mjediset ku gjendeni, dashuria e Perëndisë ju fton të sillni lajmin e mirë, duke i bërë jetët tuaja një dhuratë për Atë dhe për të tjerët.

Ju mund të më thoni: O Atë, kjo nuk është për të gjithë, por vetëm për pak njerëz të zgjedhur. Vërtetë, dhe ata të zgjedhur janë të gjithë ata që janë të gatshëm të ndajnë jetën e tyre me të tjerët. Ashtu si Fryma e Shenjtë transformoi zemrat e dishepujve në ditën e Rrëshajëve, po kështu bëri ajo, edhe me miqtë tanë, të cilët ndanë dëshmitë e tyre. Unë do të përdor fjalët e tua, Miguel. Ti na the se në “Facenda” në ditën kur të ngarkuan me përgjegjësinë për të menaxhuar shtëpinë, nise të kuptosh se Perëndia po kërkonte diçka prej teje. Atëherë gjërat filluan të ndryshojnë.

Ky është sekreti, miqtë e mi, dhe të gjithë jemi thirrur ta ndajmë. Perëndia pret diçka nga ju. Perëndia dëshiron diçka nga ju. Perëndia shpreson në ju. Zoti vjen për të shembur të gjitha gardhet tona. Ai vjen për të hapur dyert e jetës sonë, ëndrrat tona, rrugët tona të të parit të gjërave. Zoti vjen për të thyer gjithçka që ju mban të mbyllur. Ai ju inkurajon që të ëndërroni. Ai dëshiron t’ju bëjë të shihni se, me ju, bota mund të jetë e ndryshme. Për fakti është që, nëse ju nuk jepni më të mirën tuaj, bota kurrë nuk do të jetë ndryshe.

Kohët kur jetojmë nuk kanë nevojë për të rinj “kolltuqesh”, por për të rinj me këpucë, apo më mirë, çizme të lidhura. Duhen vetëm lojtarë në reshtin e parë, dhe nuk ka vend për ata që ngrohin stolin. Bota e sotme kërkon që të jeni një protagonist i historisë. Sepse jeta është gjithmonë e bukur, kur ne zgjedhim ta jetojnë atë plotësisht, kur ne zgjedhim të lëmë një shenjë. Historia sot na thërret për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për të mos lejuar të tjerët, që të vendosin të ardhmen tonë. Ashtu si bëri ditën e Rrëshajëve, Zoti dëshiron të kryejë një nga mrekullitë më të mëdha që mund të përjetojmë, ai dëshiron të kthejë duart tuaja, duart e mia, duart tona, në shenja të pajtimit, të bashkimit, të krijimit. Ai dëshiron që duart tuaja të vazhdojnë ndërtimin e botës së sotme. Dhe Ai dëshiron ta ndërtojë atë botë, me ju.

Ju mund të më thoni: Atë, por unë kam limitet e mia, unë jam një mëkatar, çfarë mund të bëj? Kur Zoti na thërret, ai nuk shqetësohet për atë që jemi, atë që kemi qenë, apo atë që kemi bërë, ose nuk kemi bërë. Krejt e kundërta. Kur Ai na thërret, Ai është duke menduar për çdo gjë që ne kemi për të dhënë, të gjithë dashurinë që ne jemi të aftë të përhapim. Bastet e tij janë për të ardhmen, për të nesërmen. Jezusi po ju drejton nga e ardhmja.

Pra sot, miqtë e mi, Jezusi është duke ju ftuar, duke ju bërë thirrje, për të lënë shenjën tuaj në jetë, për të lënë një shenjë në histori, shenjën tuaj dhe atë të shumë të tjerëve. Jeta në ditët e sotme na tregon, se është shumë më e lehtë për t’u përqëndruar në atë që na ndan, në atë që na mban larg. Njerëzit përpiqen të na bëjnë të besojmë se mbyllja në vetvete, është mënyra më e mirë për të qenë të sigurt, larg nga dëmi. Sot, ne të rriturit kemi nevojë që ju të na mësoni, se si të jetojmë në diversitet, në dialog, të përjetojmë multikulturalizmin jo si një kërcënim, por si një mundësi. Të keni guximin për të na mësuar që është më e lehtë të ndërtosh ura, se sa mure! Së bashku ne kërkojmë që ju të na sfidoni, për të marrë rrugën e vëllazërisë. Për të ndërtuar ura … A e dini cila është ura e parë që duhet të ndërtohet? Ajo është një urë, që ne mund ta ndërtojmë këtu dhe tani – duke kapur dorën e njëri-tjetrit. Ejani pra, ta ndërtojmë atë tani, këtu, këtë urë të parë: të kapim dorën e njëri-tjetrit. Kjo është një urë e madhe e vëllazërisë, dhe duhet që fuqitë e kësaj bote të mund të mësojnë për ta ndërtuar atë … jo për fotot në lajmet e mbrëmjes, por për krijimin e urave gjithnjë më të mëdha. Le të jetë kjo urë njerëzore, fillimi i ndërtimit të shumë e shumë të tjerave; në këtë mënyrë, ajo do të lërë një shenjë.

Sot Jezusi, që është rruga, e vërteta dhe jeta, po ju bën thirrje që të lini shenjën tuaj në histori. Ai, që është jeta, ju kërkon që të lini një shenjë, e cila sjell jetë në historinë tuaj dhe atë të shumë të tjerëve. Ai, që është e vërteta, ju kërkon të braktisni rrugën e refuzimit, ndarjes dhe zbrazëtisë. A jeni gati? Cilën përgjigje do të jepni, me duart dhe këmbët tuaja, për Zotin, që është rruga, e vërteta dhe jeta?

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *