STANLEY KUNITZ
Ime më kurrë s’e fali tim atë
që vrau veten,
veçanërisht në një kohë aq të vështirë
dhe në një park publik
atë pranverë
që unë prisja të vija në jetë.
Ajo ia varrosi emrin
në skutën e vet më të errët
për të mos e nxjerrë më q’andej
ndonëse unë ia dëgjoja britmat.
Një ditë nga papafingo kur zbrita
duke mbajtur në duar
portretin në pastel
të një të huaji buzëvarur
e mustaqelli
me sy të kaftë të panënshtruar
pa nxjerrë asnjë fjalë ajo
copë e çikë e bëri
dhe ma flakëroi me sa fuqi kish.
Sot e kësaj dite gjashtëdhjetë e katër vjeç
ende më djeg
në fytyrë
ajo shuplakë.
Përktheu: Beti Njuma