Çfarë fsheh projekti i Operës, ka sallë koncerti por jo opere e baleti?!

Arben Skenderi, i seksionit të kulturës në PD ka ngritur pikëpyetje mbi projektin e rikinstruksionit të Operas, publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro. Ai hedh dyshime kur thotë se salla është për koncerte, jo për Opera as për balet duke nënkuptuar hapësirën. Mandej ai kujton një ide të hershme te kryeministrit të sotëm dikur ish-ministër kulture. Megjithëse evaziv, Arben Skernderi, ish-keshilltar ne Ministrine e Kultures, hedh dyshime mbi të ardhmen e Operas Kombëtare.

Ja reagimi i tij i plotë:

Keto pamje jane marre nga projekti zyrtar paraqitur nga Ministria e Kultures per rikonstruksionin e Teatrit te Operas dhe Baletit.
Nese ky eshte vertet projekti, kemi te bejme me nje salle te bukur koncertesh por ne asnje rast me nje salle destinuar per produksione operistike dhe baleti.

Jemi ne nje situate ose te nje amatorizemi total, ose te nje zullumi shume te madh qe po i behet te vetmit institucion kombetar me identitet europian qe ka muzika jone e kultivuar, Opera Kombetare.

Gjithe ca po ndodh ne Teatrin e Operas qe prej me shume se dy viteve si dhe ndryshimi i destinacionit qe po i behet kesaj salle, nuk eshte gje tjeter vec se realizimi i endres se vjeter te ish-ministrit te kultures te viteve 99…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *