Erotika ime e dyfishtë

JOHN ASHBERY

Thotë se sot s’ia ka qejfi të punojë.

Për bukuri. Këtu në hije

në pjesën e pasme të shtëpisë, i mbrojtur nga zhurmat e rrugës,

mund të përsiatesh për gjithfarë ndjenjash të kahershme,

disa t’i flakësh, të tjerat t’i ruash.

Loja e fjalëve

mes nesh bëhet e zjarrtë kur përreth ka më pak ndjenja që mund  t’i pështjellojnë gjërat.

Ia nisim përsëri? Jo, por fjalët e fundit që

kurdoherë zgjedh të thuash janë joshëse, dhe më shpëtojnë para se këtë ta bëjë nata. Pluskojmë

mbi ëndrrat tona si mbi një lundër akulli

të pushtuar nga pyetje dhe plasaritje dritash yjore

që na mbajnë zgjuar, duke menduar sikur ëndrrat

bëhen realitet. Disa realizohen. Ti e the.

E thashë por mund ta fsheh. Por preferoj të mos e bëj.

Faleminderit. Je njeri shumë i këndshëm.

Faleminderit. Edhe ti.

Nga vëllimi “As You Now”, 1979

Përktheu: Beti Njuma 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *