“Myslimanë francezë, të dielën në meshë në kishën më të afërt”

Myslimanë francezë, të dielën në meshë- ky është apeli i një imami, ndërkohë që gjesti është cilësuar i jashtëzakonshëm. Nisma ka gjetur përkrahje edhe në qytete italiane, shkruan La stampa.

Këshilli Francez i besinit mysliman, ka ftuar dje myslimanët e xhamive dhe imamët e tyre qē të dielën në mëngjes në 31 korrik, të shkojnë në meshë në kishat më të afërta për të shprehur solidariteti e përzemërsie pas vrasjes së at Jacques Hamel.

Për Këshillin francez bëhet fjalë për një nismë të komunitetit “mysliman francez” kundrejt “vëllezërve tanë kristianë.

Apeli i Qendrës së Kultit Për Myslimanët Francezë është bërë edhe në Itali dhe është cilësuar si një gjest i jashtëzakonshëm- “për të nxjerre jashte loje atë që do të ndajë, atë që do një strategji të terrorit.

Nisma është përshëndetur edhe nga “Avvenire”,- gazeta e Vatikanit.(Pasqyre.al)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *