Ermonela Jaho është rikthyer në skenën e ‘’Orange’’ në Francë, po përkrah saj ka është tanimë Placido Domingos, për të cilin sopranoja Jaho ka jo vetëm admirim.
Jaho gjatë këtij ka qenë në qendër të vëmendjes në operan botërore me vlerësimin e marrë, çmimin e publikut dhe vëmendjen e jashtëzakonshme të mediave prestigjioze dhe atyre të specializuara. Teksa do të rikthehet së dyti në skenën e ‘”Choregies d’Orange’’ në Francë për të interpretuar ‘’La Traviata’’ e përkrah saj do jetë mjeshtri Placido Domingo.
E mbushur me këtë emocion dhe pasi ka marrë vlerësimin e Domingos, ajo ka ndarë në faqen e saj në facebook disa foto dhe një falenderim për Domingin. Fituesja e çmimit ndërkombëtar si sopranoja më e mirë shkruan:
‘’Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalët vlerësuese në konferencën e djeshme të shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. Është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… “Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të tërë të bëhesh human!”, shkruan Jaho.
Më herët, ajo ka publikuar disa foto gjatë provave të djeshme të Traviatës në “Choregies d’Orange”. Shfaqja e 3 gushtit do të trasnmetohet direkt nga “France 3”.(pasqyre.al)