Sa të bukur janë gjinjtë e tu!

Sa të bukur janë gjinjtë e tu! U krijuan
me masën e duarve të mia. Pushoji
në gojën time dhe rrëfemë
historinë tënde. Nuk ke
histori? Nuk ke net as zbrazëti as plazh
të bardhë? Folmë atëherë
për diellin, për shtegtimin e zogjve, për urtësinë
e yjeve – folmë për veten para se të kesh
një emër, një histori. Po
kudo
do të hedhim trupat tanë në livadh; orendi
kalimtare; armë të vogla
djegur në luftë. Sa të bukur janë
gjinjtë e tu! Fjalë
drithëruese. Lër të digjem si ai
që hidhet në një lumë. E ndjej
tokën të lëvizë. Ndriçon
ujërat dhe yjet. Rrugëtimi
është i gjatë. O vargmal i heshtur. Mbështetmë
në heshtjen tënde.

(Casimiro de Brito/ Përktheu nga portugalishtja:Suadela Balliu)

Ilustrimi:Gabrielle D’estrées et une de ses soeurs

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *