Sfida e Ice Bucket Challenge Ice që u bë virale në vitin 2014 nuk ka shkuar kot. Me lekët e mbledhura nga kjo lojë online është financuar një zbulim të rëndësishëm për geninqë ndikon në përparimin dhe zhvillimin e sëmundjes ALS, ka pohuar vet Shoqata ALS.
Shkencëtarët kanë identifikuar një gjen të ri, i cili kontribuar në këtë sëmundje, i cili quhet NEK1,
Ice Bucket Challenge Ice arriti të mbledhë 115 milionë USD, nga njerëzit që hidhnin ujë të ftohtë mbi veten e tyre dhe postonin videon në mediat sociale.
Kjo mënyrë u kritikua si një marifet, por deri tani me lekët e grumbulluara ka financuar gjashtë projekte kërkimore.
Më shumë se 17 milionë njerëz ngarkuan video në Facebook, duke përfshirë edhe shumë të famshëm, të cilët e bënë popullore sfidën, të cilat janë parë nga 440 milionë njerëz në mbarë botën./ Pasqyre.al