Robert Elsie, njeriu i urtë larg zhurmëmëdhenjve

Mirela Kumbaro

Ka nje moment kur ndjehemi ne faj se mikun e shtrenjte por te heshtur nuk e falenderojme si duhet. E kam fjalen per mikun e beses, mikun e punes qe ben me dashuri. Dashuria per punen e thelle eshte nje garanci qe mikun nuk e humbasim.
Atehere rendim gabimisht, shume gabimisht, pas zhurmemedhenjve, llafeshumeve dhe punehiç. E pafalshme!

Nje mik i tille i gjuhes shqipe, i albanologjise, i letrave shqipe, i historise shqipe, eshte Robert Elsie.
Nuk levdon kend, nuk bertet, qorton me shume te drejte, sa me shume qorton aq me shume dashuri pune jep.
Ka ndertuar nje biblioteke te tere me libra, letra, perkthime, studime, arkive zanore e fotografike, e ç’t’ju them me pare…
Institucionet tona, jo ta kene zili e ta injorojne por ta ndjekin, mire do te ishte, ndonese Berti s’e kerkon sepse punon per dashurine e dijes.
Pa fjale, pa buje, pa shtyre me berryla per treguar se cili eshte, pa i rene kujt per te dale vete.
E kam njohur heret, kam punuar me Bertin pa pire me shume se nje kafe ku secili ka paguar filxhanin e vet, i terhequr si murg e i sinqerte si femije, por i thelle si studjues dhe i vertete si zerat e dokumentet qe na nxjerr ne drite.
Faleminderit Mik i Shqipes, i Shqiptareve dhe i Shqiperise!

http://www.elsie.de

https://www.facebook.com/robert.elsie1/?fref=ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *