Meshkujt holandezë dhe gratë letoneze, njerëzit më të gjatë në botë

Burrat holandezë  dhe gratë letoneze janë më të gjatë nga të gjitha nacionalitetet e tjera, konfirmon një studim i ri.
Gjatësia mesatare e një mashkulli holandez është 183cm i gjatë, ndërsa gruaja mesatare letoneze arrin në 170cm.
Hulumtimi, i botuar në revistën Elife, ka ndjekur tendencat e rritjes në 187 vende që nga viti 1914.
Ky studim ka zbuluar se burrat iranianë dhe gratë e Koresë së Jugut kanë pasur ndryshim më të madh të gjatësisë, ku lartësia e tyre është rritur me një mesatare prej më shumë se 16cm dhe 20 cm.
Në Mbretërinë e Bashkuar, gjinitë janë rritur pothuajse në mënyrë paralele me rreth 11cm .

“Zoti mesatar” në Britani është tani 178cm i gjatë; ndërsa “zonja mesatare”është diku tek 164cm.

Kjo bie në kontrast për shembull me burrat dhe gratë në SHBA, ku gjatësia e popullit të vendit ka fillluar të ulet në vitet 1960 dhe 1970. Gjatë shekullit ata kanë parë një rritje prej vetëm 6cm dhe 5cm respektivisht për meshkujt dhe femrat. Në vitin 1914 amerikanë kishin meshkujt e tretë më të lartë dhe në vend të katër gratë si më të gjatat në planet. Sot ata janë në vend të 37-të dhe 42-të.
Listat e vendeve me njerëzit më të gjatë tani dominohen krejtësisht nga vendet europiane.
Burrat më të shkurtër në planet gjenden në Timorin Lindor (160cm), ndërsa gratë më të shkurtra në botë janë në Guatemala, një status që e mbajnë qysh në vitin 1914. Sipas të dhënave të anketës, një shekull më parë një grua me gjatësi mesatare e moshës 18  vjeçare në Guatemal ishte 140cm. Sot ajo ende nuk e ka arritur mesataren prej 150cm./Pasqyre.al

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *