Drejtori i RTK-së ka lajmëruar se ndërtesa e transmetuesit publik është përmbytur. Mentor Shala bën me dije se RTK në këto momente është në gjendje te jashtëzakonshme pas reshjeve të shiut. “RTK2 dhe RTK3 përkohësisht janë duke transmetuar arkiva për shkak se stafi është larguar nga studiot dhe objektet”. Sipas Shalës, kjo situatë tregon më së miri se në çfarë gjendje institucionet e vendit e kanë lënë Transmetuesin Publik. “Edhe pse me dhjetra herë kemi bërë thirrje për zgjidhjen e pronës së RTK, nuk ka pasur as më të voglin hap për zgjidhjen e këtij problemi. Me këtë rast më duhet t’i falenderoj zjarrëfikësit e Republikës së Kosovës për intervenimin shumë të shpejt që e kanë bërë për t’i ndihmuar RTK-së. Neve në RTK nuk na ka mbetur asgjë tjetër vetëm të lutemi që mos të bjerë shi. Zot ndihmona!”.