Stefi Prifti sjell një baladë për bashkëshorten e ndjerë

“Gëzimi dhe dhimbja janë të pandashme”. Kjo është shprehja që e mban të fortë këngëtarin Stefi Prifti pas humbjes së bashkëshortes dhe e bën atë t’u përkushtohet më shumë dy vajzave të tij, por edhe dashurisë tjetër të madhe, muzikës.

Teksa po përgatitet për lançimin e këngës “Bang Bang”, në bashkëpunim me Endrin dhe Laureshën, Stefi po punon edhe për dy këngët që do të vijnë në shtator, një baladë rroku në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe një këngë me kuptim tepër të veçantë për të.
“Në shtator do të vijë një këngë e kompozuar nga unë, me tekst të shkruar nga bashkëshortja ime Marina, muajin e fundit të jetës. Një këngë shpirtërore që do ta interpretoj me vajzën time të madhe, Marian”, – ka thënë Stefi.
(er.nu/BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *