Çmimi prestigjioz “Operalia”, i themeluar nga Placido Domingo ka mbledhur mbrëmë 12 finalistë, të cilët kanë synuar këtë cmim prestigjioz që ndahet që nga viti 1993.
Tenori nga Kosova Ramë Lahaj ka dalë të fitojë cmimin e tretë në garën “Operalia”, kurse vendi i parë ka shkuar për Elsa Dreisig, për femrat, kurse për meshkujt vendi i parë i ka takuar Keonwoo Kim, shkruan KultPlus.