Dueli që lëndoi Amerikën

Albana Lifschin

Një korrik tepër i nxehtë politik për Amerikën ka qenë ai i vitit 1804. 11 Korrik 1804, kujtohet si një ditë tragjike për popullin amerikan dhe një nga faqet më të hidhura në historinë e SHBA. U vra në duel nga Aaron Burr(atë kohë zv.president) Aleksandër Hamiltoni, një nga figurat më të shquara të themelimit të SHBA, i cilësuar si “babai” i Kushtetutës amerikane’, ‘Sekretari i parë dhe më i miri i Thesarit’, administratori gjeni i ekonomise amerikane.

Aleksander Hamiltoni ishte kundërshtar politik i Aaron Burr(Aron Bërr ) prej një kohe të gjatë, dhe nuk rreshte pa e demaskuar politiken e karakterin e tij. Veçanërisht në zgjedhjet presidenciale të 1800 roli i Aleksandër Hamiltonit u bë vendimtar.

Dy kandidatët për presidentë ishin Tomas Xheferson dhe Aron Bërr të cilët kishin fituar një numër votash pothuaj të barabarta. Aleksandër Hamiltoni i dha mbështetjen e tij Tomas Xhefersonit gjë që vendosi përfundimisht fitoren e Xhefersonit dhe humbjen e Aron Bërrit. Hamiltoni deklaroi se kishte mbështetur Tomas Xhefersonin në zgjedhje pasi besonte që Aron Bërr ishte njëri i rrezikshëm për kombin.

Deklaratat dhe sulmet e herë pas herëshme të Hamiltonit, i cili e quante ” si detyre te tij ” kundërshtimin e karierës politike të Aron Bërrit, e zëmëruan shumë atë.
Aron Bërr i kërkoi Hamiltonit t’i tërhiqte akuzat e tij publike, ndryshe vendin e fjalëve do ta zinte dueli. Hamiltoni zgjodhi duelin. Sidoqë ende ishte në dhimbje për vrasjen e të birit, (në duel në po atë vend, duke mbrojtur nderin e të jatit) ai nuk u tërhoq. Para duelit Hamiltoni i shkroi një letër të shoqes në të cilën në mes të tjerash i shkruante:”Kjo letër do të bjerë në dorë vetëm në rast se unë do ndërpres karieren time në këtë botë. Shpresoj të takohemi në një botë më të mirë”. Dueli u zhvillua në Weehawken, Nju Xhersi. Eshte interesant fakti(sipas dëshmitareve në duel) se ne momentet e fundit para se të shkrehte armën Hamiltoni kuptoi që kjo çeshtje nuk duhej zgjidhur me duel. Ai kishte zgjidhur edhe raste te tjera per “çeshtje nderi” në rrugë paqsore. Hamiltoni shtiu në ajer. Nga Aron Bërr, kjo u mor si deshtim dhe e qëlloi Hamiltonin në stomak, për vdekje.

Duelet “për “çeshtje nderi” në raste të ralla përfundonin me vdekje dhe vrasja e Aleksander Hamiltonit krijoi shqetësim e zëmërim të madh popullor kundër Aron Bërrit. Parashikimet e Hamiltonit për të si njeri i rrezikshëm për kombin, u vërtetuan një vit më pas. Aron Burr u akuzua si tradhëtar nga mardhëniet e fshehta që pati me Anglinë për të shkatërruar shtetin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *