Këta janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë nga sulmi i ndodhur ditën e djeshme në qendrën Olimpia në Mynih.
Mes viktimave janë edhe tre të rinj shqiptarë. Ata janë Diamant Zabergjah, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.
Kanë qenë vet familjarët që kanë konfirmuar vdekjen e të rinjve shqiptarë.
Ky sulm terrorist në Mynih ka vënë sërish në pikëpyetje sigurinë e Perëndimit dhe ka tronditur gjithë europianët, pas ngjarjeve të fundit.