BOTA NE KAOS/ Dy sulme në Gjermani, të vdekur e të plagosur- Mynihu në shtetrrethim

Dy ngjarje brenda pak minutash kanë tronditur qytetin e Mynihut në Gjermani. Fillimisht një person i armatosur ka hapur zjarr në një qendër tregtare në qendër të Mynihut.

Zona e qendrës tregtare në rrethin e Moosach është mbyllur, por detajet e incidentit janë të paqarta.

Nga ky sulm, raportohet zyrtarisht për 3 të vdekur dhe 10 të plagosur. Edhe Ministri i Brendshëm i Bavarisë konfirmon për 3 viktima nga të shtënat. Gjithë Mynihu është në shtetrrethim.

 

Me gjithë operacionin masiv të policisë gjermane për kapjen e autorit, ai ka arritur të shpëtojë duke shkuar në drejtim të metrosë. Edhe atje ka qëlluar me armë. Policia ka rrethuar zonën që është vetëm 5 km larg vendngjarjes së parë. Nuk ka ende një numër të saktë të viktimave dhe të plagosurve. Gjermania ka qenë në alarm këto ditë pas sulmit me thikë që ndodhi në tren në Bavari të hënën ku vdiqën pesë persona.

 

DËSHMITARJA
Një shqiptare, rezidente në Mynih, punëtore në qendrën tregtare ka qenë dëshmitare e ngjarjes ndërsa tregon për News24 se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima. Megi Shota thotë se aktualisht është e mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia iu ka thënë të mos lëvizin.

“Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti i bllokuar. Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as njerëzve. Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta.  Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur”, ka thënë Megi.(Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *