Adam Zagajewski
Fjala vjen, me dikë që s’është më,
që ekziston veç në letra të zverdhura.
Ose shëtitje të gjata buzë një përroi,
në thellësitë e të cilit fshihen
filxhanë porcelani – dhe bisedat për filozofinë
me një student të ndrojtur a postierin.
Një kalimtar me sy krenarë
që kurrë s’ke për ta njohur.
Miqësi me këtë botë, gjithmonë e më t’përkryer
(po të mos qe prej shijes së njelmët të gjakut).
Burri plak tek gjerb kafenë
në St.-Lazare, që dikë të ndërmend.
fytyra rrëzëllitëse
në trenët e zonës-
fytyrat e lumtura të udhëtarëve që ndofta drejtohen
kah një topi të mrekullueshëm, a një kokëprerje.
Dhe miqësia me vetveten
-meqenëse fundja ti s’e di kush je.
Përktheu Beti Njuma