Pak pas mesnate 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i thanë të gjithë PO votimit te Reformës në Drejtësi, pas një dite të gjatë ku konsesusi ende nuk po gjendej. Në fund politikanët shqiptarë u dorëzuan dhe votuan pro. Miratimi i reformës në parlament është ndjekur nga shumë shqiptarë, edhe pse në orët e vona. Shumë gazetarë e njerëz publikë nuk kanë hezituar të bëjnë pak ironi me gjithë ç’ndodhi, sidomos me falenderimet e shumta të politikanëve ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili në të vërtetë “vuajti” më shumë për votën Pro reformës.
Këta janë disa nga statuset pikante, përzgjedhur nga Pasqyre.al
Lutfi Dervishi
-Dhe do të vijë një ditë që do të grinden keq për datën! U miratua më 21 apo më 22 korrik?
-Me sa po shoh, sonte do e votojnë dhe nesër do e lexojnë!
-Tani nisën dollitë…
Eriona Rusi
Ia kaluan edhe Alketes me falenderimet, vetem Vera Grabocken s’e permendi njeri 😛
Bledi Pockets
Kur e mendon që kanë me shumë se 1 muaj kur çdo dit na dërdellisnin ne TV, dhe mezi arriten ne “konsensus” dhe prapë nuk e votuan ne daten e caktuar , ehhhh
Brizida Gjikondi
Ju lutem me zgjoni kur te flase Nard Ndoka dhe Meta duhet perqendrim dhe reflektim kur flasin… Perçojne mesazhe 😉
Agustin Bardhi
Tani sherri yne nuk do te jete me vetem 28 apo 29 nentori, por edhe 21 apo 22 korriku?!
Erjona Rusi
Mediu ne Kuvend: “Mos te harrojme qe jane dhjetra qytetare qe kerkojne te drejtat e tyre, qe ua kemi mohuar ne”.
Po ne fakt, familjareve e viktimave te Gerdecit ua keni mohuar dhe kurre nuk besoj qe prisnin qe pikerisht ju te flisnit per drejtesine.
Herion Mesi
PDIU ia doli … të ndryshojë datën e historisë së drejtësisë :p
Gjergj Erebara
Sa keq me vjen per keta ministrat, kane gjithe diten qe mbeshtesin reformen moralisht. 😉
-Në Shqipëri gjërat gjithmonë janë vendosur në minutën e fundit të kohës shtesë.
Gjergj Erebara
Do të mbaj nje fjalim aq të gjatë, sa do të kesh vdek nga mërzia para se unë të përfundoj…
Herion Mesi
Tani qe reforma kaloi me 140 vota, duhet te falenderojme edhe Armando Prengen qe u be pjese e ketij votimi historik :p