Mbi librin poetik të Luan Rama, «Territoret e shpirtit»
Nga Fulvia Shtepani, Profesoreshë në Akademinë e Versailles
«Përmes një morie të madhe formash, ngjizur plot entusiazëm, ti ke krijuar një figurë të re të Njeriut dhe Botës së tij dhe ne duhet ta shohim librin tënd Territoret e shpirtit si një shprehje të një «subjekti të veçantë», të atij që kërkon ta metamorfozojë apo sublimojë përmbajtjen e eksperiencës së «jetës afektive» ndjesore, përmes një fjale melodioze, ritmuar nga harmonia e forma…
Ashtu si në mitet e Orfeut, ky libër ka një vlerë paqësimi, të aftë për të mbajtur pezull mundet apo «përpëlitjet e Ferrit të jetës».
Poezia ka padyshim lidhjet e saj të veçanta që të bashkojnë e të lidhin me fatin e «krijesës njerëzore», me «botën e brendshme», pasi kjo lloj poezi reflekton shpirtin e shqetësuar nga ndjenjat… Kështu, për rrjedhojë, ajo nuk mund të ketë si qëllim veç shpalosjen e subjektit dhe shprehisë së tij.
Gjithnjë përmes një fjale-imazh dhe të ritmuar, i pasur me metafora dhe përthyerje, wordpress i dëshiruar për kaltërsinë dhe lartësimin, me kujdesin për të idealizuar dhe stilizuar tiparet e tij, ky libër i jep një tjetër dritë kulturës letrare, si një libër i hapur mbi fusha të tjera të dijes dhe shoqërisë njerëzore, me një lloj zotërimi referencash, çka i lejon një perspektivë përmbajtjes së tij. Eshtë një kënaqësi e madh ta lexosh atë…»