Konsesusi për miratimin e Reformës në Drejtësi ka lënë pa gjumë jo vetëm politikën, por edhe shqiptarët. Pasi u konfirmua dhe u ç’konfirmua brenda ditës konsesusi i arritur mes palëve, gazetarë dhe njerëz të tjerë publikë, kanë patur këto mendime pikante mbi atë që po ndodh. Dhe veç me pak humor mund të kalohet kjo situatë qesharake e prodhuar sërish nga politika shqiptare. Pra, le të qeshim pak, teksa presim lajmin e fundit në televizor!
Fatmira Nikolli
Është bërë reforma si futbolli: të gjithë flasim për të me pasion dhe nuk guxojmë të heqim sytë nga televizori se ndryshon rezultati nga çasti në çast.
Edhe statuset në FB dalin pozicion i parregullt.
Brizida Gjikondi
Telenovela vazhdon…. Shamikuqja alias Basha u be pishman qe i dha fjalen Iljazit amerikan..
To be continued …
Gjergj Meta
Unë them që do shkoje me penallti..
Gilman Bakalli
Basha ndan me Ramën dëshirën për t’i ndryshu gjërat minimalisht dy herë në ditë: i pari pikëpamjet, i dyti kravatat. 🙂
Gjergj Erebara
U moren vesh, por nuk e morem vesh se per cfare u moren vesh. 😉
Habjon Hasani
Reforma ne drejtesi na ndihmoi te kuptojme se kualiteti i ambasadoreve amerikane ne Tirane eshte rritur ndjeshem.
Kemi kaluar nga Arvizu qe ishte i apasionuar pas Olta Gixharit, tek Lu-ja, qe doli ne proteste, pasi e frymezoi burri i Olta Xhaçkes.
Urime yjeeee O.o
Ylli Dylgjeri
Unë tani po bie të fle, po ranë dakort çunat, mos më zgjoni se prap do prishen…
Hee, se harrova, nuk eshte punë shqiptaresh! ME NJË FJALË, NUK ËSHTË PUNË BYLYKBASHI, ESHTE PUNË DOLLIBASHI!
Herion Mesi
Kurioz për të marrë vesh kush do ta organizojë protestën nesër, PS, apo PD-LSI…
Gimi Fjolla
Kisha blere dhe fishekzjarre nga qejfi i marreveshjes… po i hedh per vitin e ri, u pa kjo pune.