Vdes regjisori i “Pretty Woman”, filmi që shndërroi në yll Julia Roberts

Garry Marshall, regjisori i filmave hit në të gjithë botën si “Pretty Woman” dhe “Frikë për të dashuruar”, është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Midis serive të krijuara prej tij, bashkë me “Happy Days”, e famshme në Itali në vitete ’80-të ishte edhe “Mork e Mindy”, në të cilin një i ri Robin Williams interpreton pjesën e një alieni që ka mbërritur në tokë me një anije kozmike në formën e vezës dhe mirëpritet nga papafingon e shtëpisë së një vajze, që kërkon ta përshtasë me njerëzimin.pretyy

Marshall ka interpretuar edhe si aktor, duke u shfaqur midis të tjerave në episodin “E.R, mjekë në radhë të parë””, “Sabrina, jetë shtrige”, “Vëllezër dhe motra” dhe “Jeta sipas Jim”.

Përveç filmit në 1990 që lançoi Julia Roberts, Marshall ka drejtuar komedi të tjera romantike të suksesshme si “Frikë për të dashuruar” në 1991 me Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer dhe “Nëse ia mbath martohem me ty”në 1999 në të cilën kthehen të punojnë së bashku Julia Roberts e Richard Gere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *