Bimë Fërgëllimi

Nga Alisa Velaj

Do të jetë i kthjellët qielli
Kur ashti dhe fryma të prehen në një
As asht kundër fryme
As frymë andej ashtit
Ti do të vështrosh me ca sy të irnosur
Ku kujtesa për ujëvarën nuk rrjedh andejpari
Dhe pa më të voglin dyshim do të besosh
Se është kjo harresa e bimës
Që fërgëllohet nën flladin e malit
Dhe kur fryma e Tij s’ka ardhur ende.
Ashtin pastaj s’do të dish ku ta gjesh Njeri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *