Dy artistë në residence në “Cittadellearte” në Torino

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016.
Ky program, vjen në sajë edhe konkretizimit të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015. Ministria e Kulturës, do të ofrojë dy bursa studimi që përfshijnë shpenzimet e plota të qëndrimit dyjavor rezidencial të artistëvë shqiptarë, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar.
Artistët që do të përzgjidhen nga një komision profesionistësh në UNIDEE-“Universita delle Idee” të Italisë, nëpërmjet modulesh disa ditore të hapura për artistët, kuratorët dhe studentët ndërkombëtarë që do të banojnë në “Qytetin e Artit”, do të marrin njohuri dhe dije nga partnerë akademikë dhe një sërë artistësh ndërkombëtarë. Programi rezidencial për periudhën 10-21 tetor 2016 do të zhvillohet në dy hapësira kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e Shkodrës, Shqipëri, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015. Konkursi i shpallur me datë 15 korrik e ka datën e fundit të aplikimeve me 25 korrik, ndërsa periudha e shpalljes së fituesve është 15 Shtator. Fituesit e dy bursave do të njoftohen publikisht nga Ministria e Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *