Erika, Erika

Nga Alisa Velaj
Janë pjekur prej kohësh bukët e durimit
Hëna as që do të bëhet gjalp përmbi to, ndaj dhe zhduket.
Ai kërkon të dashurën në errësirë jo pa shpresë.
E vetmja që i ka mbetur pasi braktisi vetveten.
“Erika Erika”, thërret vajza e vogël nëpër shtëpi.
Edhe ajo po kërkon po atë!
Burri hesht me një qetësi olimpike.
Zëri i fëmijës nuk mbërrin kurrë brenda tij.
Ai vazhdon të kërkojë sa herë e tremb vetmia.
Me dy kafshata bukë të vesuar nëpër dhëmbë…
P.S
Erika dhe zëri i fëmijës patën ardhur aty për të mos ikur më.
Ditën e parë nuk i priti askush. Tjerave ditë, erdhi kush mundi e kush nuk mundi,
por nuk i gjetën dot askund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *