Një 17 vjeçar afgan ka terrorizuar mbrëmjen e sotme qytetarët gjerman teksa ka hyrë me një sëpatë brenda në tren duke plagosur 20 persona.
Sipas mediave gjermane, në Heidingsfeld policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka qëlluar agresorin, i cili raportohet se është refugjat afgan në Gjermani.
Linja hekurudhore Wurzburg-Heidingsfeld dhe Oschsenfurt është mbyllur. Sipas agjencisë së lajmeve DPA, policia ka deklaruar se katër prej të plagosurëve janë në gjendje të rëndë.
Ky sulm trondit qetësinë e Evropës pas sulmit të ndodhi në Nisë, ku një person shtypi me kamion 84 persona dhe plagosi qindra të tjerë.