Catherine Zeta Jones, bukuri e përjetshme

Catherine Zeta Jones është një aktore e njohur në të gjithë botën. Ajo është një emër mjaft i dashur edhe në vendin tonë në rolet e saj si në serialin “Zorro” apo të tjerë filma. Ajo është vlerësuar me çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së saj si aktore. Bukuria e saj e veçantë ra në sy që në fillim dhe që nga këto ditë, ajo ende vazhdon të jetë një ndër yjet e filmave të ndryshëm në Hollywood.
Catherine Zeta-Jones lindi më 25 shtator, 1969 në Perëndim Glamorgan, Uells, Britani të Madhe. Catherine, që në moshë të re ka treguar interesin e saj në fushën e kinematografisë. Në vitet 1990, ajo fitoi famën kur luajti në seri komedinë dhe dramën televizive “The Darling Buds of May” në vitin 1991. Ajo gjithashtu ka luajtur role mbështetëse në filma të tillë si “Christopher Columbus”, “Discovery”, “Katerina e Madhe”, “Fantom” dhe “Zorro”.

Një nga femrat, që për shumë kohë ka mbajtur vendin e parë për nga bukuria në Hollivud u martua me një tjetër aktor shumë herë më të madh se vetja e saj. Ajo dhe bashëshorti i saj kanë një diference moshe mbi 20 vjet.
Jones u martua me Michael Douglas në nëntor të vitit 2000. Ajo lindi fëmijën e saj të parë Dylan Michael. Catherine u takua me aktorin tjetër të suksesshëm Douglas në Festivalin e Filmit Deauville në Francë në gusht të vitit 1998. Të dy filluan të dilnin bashkë në një kohë që aktori ishte ende i martuar. Çifti e zyrtarizoi lidhjen në dhjetor 1999 dhe të dy u martuan në Hotel Plaza në Nju York City më 18 nëntor, 2000. Zeta-Jones kishte si unazë martese atë të Uellsit, që përfshin një motiv Celtic që ishte blerë në qytetin e Uellsit e Aberystëyth. Michael Douglas është 25 vjet më i vjetër se Zeta Jones, por kjo nuk e ka penguar aspak marrëdhënien e tyre. Çifti aktualsiht ka dy fëmijë. Djali i tyre i madh, Dylan Michael Douglas ka lindur më 8 gusht, 2000, ndërsa vajza e Carys Zeta Douglas u lind më 20 prill, 2003. Çifti zotëron një numër të madh të pronave nëpër botë. Ata kanë pronat në Barbados, Bermuda, Manhattan, Aspen, Colorado, Mallorca dhe Quebec. Por jeta e tyre nuk ka kaluar pa vështirësi pavarësisht dashurisë që duket se mbijetoi edhe kur Douglas ishte i sëmurë rëndë në luftën e tij kundër kancerit. Çifti u detyrua të ndërmerrte veprime ligjore kundër Daënette Stalker, e cila u akuzua për dërgimin e letrave të dhunshme çiftit. Letrat përmbanin kërcënime për jetën e Zeta Jones. Stalker tregoi se ajo kishte rënë në dashuri me Douglas dhe pranoi fajësinë e saj. Stalker u dënua me tre vjet burg. Ndërkohë në prill të vitin 2011, Zeta-Jones kërkoi trajtim për çrregullim bipolar të saj, që erdhi pas momenteve të vështira gjatë kohës që bashkëshorti i saj po luftone me sëmundjen.

Vitet shkojnë edhe Catherine Zeta-Jones, por duket se aktorja nuk plaket kurrë. Mediat kanë filluar ta cilësojnë atë një ‘mrekulli’ pasi çdo herë që ajo shfaqet në publik, duket edhe më e hijshme se më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *