Ekspozohet pistoleta e vetëvrasjes së Van Gogut

Pistoleta me të cilën piktori i njohur holandez i impresionizmit, Vinsent van Gog e përdori për vetëvrasje, në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise (Francë) është ekspozuar për herë të parë për publikun, njoftoi sot Muzeu i Amsterdamit.

Pse piktori holandez preu një vesh? Cila ishte natyra e sëmundjes së tij? Pse u vetëvra në moshën 37-vjeçare?
Pyetjeve të tilla do t’u përgjigjet kjo ekspozitë e titulluar ”Në prag të çmendurisë”.

“Kjo pistoletë ruletë, e një koleksioni privat, mund të jetë arma me të cilën Vinsent van Gog u dha fund ditëve të tij”, siguron muzeumi i sipërcituar me anë të një komunikate.

Vinsent van Gog u vetëvra në korrik 1890.

Arma u gjet vetëm rreth vitit 1960 nga një fermer. Ajo është e kalibrit 7 milimetra, e tipit “Lefauchaux à broche”.

Ekspozita do të hapet më 25 shtator.

Vinsent van Gog është konsideruar një nga piktorët më të mirë të të gjitha kohërave./ATA

A new exhibition will also include a small, badly-corroded revolver, found in the field where the artist is known to have committed suicide

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *