Mund të konsiderohet jo vetëm një skandal, por edhe diçka e turpshme, denoncimi që ka bërë Fation Plaku në faqen e tij në Facebook pasi ka konstatuar se fotot e tij janë marrë pa kurrëfarë leje nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe janë përdorur në postera promovues. Fotot e marra janë lehtësisht të identifikueshme nëse sheh në faqen e tij në Facebook. Siç duket institucionet shqiptare, ende janë me teorinë që fotot vidhen në internet kur u duhen, pavarësisht se harxhojnë miliona lekë për drejtori që duhet të paktën në mos paçin një fotograf, të paguajnë ose të marrin leje për materialet që përdorin nga të tjerët.
Më poshtë statusi i Fation Plakut:
“Te dashur miq.
Sot zbulova qe abuzimit me te drejten e autoresise se fotove te mia, i eshte shtuar edhe Ministria e Transportit dhe Infrastruktures. Pas Ministrise se Ekonomise dhe Turizmit tundimit ndaj vjedhjes se pronesise time, nuk i shpetojne jo vetem bizneset private si Delta Group, Dast por edhe nje organ tjeter i larte shteteror, Ministria e Transportit dhe Infrastruktures. Me poshte keni fotot e vendosura ne akset nacionale nga kjo Ministri duke vjedhur mundin, sakrificen, pasionin dhe punen time te kushtueshme nepermjet nje klikimi kopjues ne faqen time.
Me e rende kjo situate behet ku organet shteterore qe supozohet se duhet te na mbrojne ne nga abuzimet dhe shkeljet e ligjit, jane ato te parat qe abuzojne me ligjin dhe me pronen time private, tallen me perkushtimin tim dhe injorojne punen e madhe dhe investimin personal qe qendron mbrapa atyre fotografive.
Ju siguroj te gjithe ju miqve te mi, shqiptareve e te huajve te ndershem qe gjithmone keni vleresuar punen time, se une nuk do te lejoj asnje cenim ndaj prones time krijurse. Per kete kam marre menjehere mbeshtetjen nga Agjencia Kolektive e te Drejtave te Autorit Albautor, organizatat nderkombetare ne kete fushe per te mbrojtur ne rruge ligjore punen time ndaj vjedhjes se saj te vazhdueshme, per me keq nga organe shteterore”, shkruan Plaku në Facebook, i cili njihet për fotot e veçanta që poston nga çdo cep i Shqipërisë ku shkon për alpinizëm, ecje apo sporte të tjera. /Pasqyre.al
Një nga fotot e marra