Ka reaguar këngetari Alban Skenderaj pas lajmeve qe ai dhe Ermal Mamaqi jane perfshire ne nje aksident gjate kthimit nga nje koncert ne Maqedoni.
Pas publikimit te lajmit ne disa portale, Skenderaj thote se nuk ka pesuar aksident.
“Miq ne te kundert te publikimeve neper portale une nuk kam qene prezent ne aksidentin ku eshte perfshire Ermal Mamaqi i cili fale Zotit eshte mire dhe pa lendime serioze. Dua te qetesoj te gjithe njerzit nga familjaret tek fansat. Jam ne shkup me shendet te plote dhe sonte per koncert ne Kerçove”, e mbyll reagimin kengetari.