Shkrimtari e përkthyesi Edmond Tupe ishte i ftuar në të premten e fundit të “Zonë e lirë” të Arian Çanit. Si gjithherë Çani i drejtoi Tupes pyetje rreth punës së tij me të rinjtë dhe raportit të shqiptarëve me seksin. Por kësaj here moderatori zbuloi dhe një detaj nga jeta personale e profesorit. Ai e pyeti Tupen për djalin e parë. Kështu shkrimtari zbuloi se është baba i një tjetër djali nga martesa e tij e parë. “Po është e vërtetë. Kam një djalë tjetër nga martesa ime e parë por nuk e takoj kurrë. Ka lindur në vitin 1980-të, pra është 36 vjeç. Kështu na ka ardhur jeta. Nuk flas e komunikoj me të por rëndësi ka që ai është mirë. Jeton në Kanada”, ka rrëfyer Tupja.