Kitaristi pionier i muzikës rok, Scotty Moore, i njohur më shumë si pjesëtar i grupit që e udhëhiqte Elvis Presley, ka vdekur të martën në moshën 84 vjeçare, raporton Reuters.
Moore, i cili ka luajtur në kitarë edhe në hitin e Presleyt, “That’s All Right”, por edhe në këngët po aq të njohura si “Heartbreak Hotel” dhe “Hound Dog”, ka vdekur në Nashville, disa muaj pasi është ankuar për probleme shëndetësore. “Humbëm një prej njerëzve më të mirë që kam njohur”, ka shkruar në profilin e tij në Instagram, Matt Ross-Sprang, inxhinier në “Sun Studio” në Memphis. “Kitaristi që ndryshoi botën… posaçërisht timen”, shkruan koha.net.
Moore, i lindur në Gadsen, Tennessee, qe nisi të luante në kitarë në moshën tetëvjeçare, u rekrutua për bendin e Presley nga producenti legjendar Sam Phillips në 1954, sipas revistës “Rolling Stone”. Atij i ishte zbuluar ylli në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2000. Shërbimet e varrimit për Moore janë caktuar për të enjten në Humboldt, Tennessee.