41 viktima: Një histori prekëse nga sulmi që shokoi botën

Një sulm me armë dhe bomba në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit shkaktoi të paktën 41 viktima dhe mbi 230 të plagosur.

Zyrtarët thanë se tre persona të armatosur hapën zjarr jashtë dhe brenda terminalit të martën në mbrëmje.

Më pas ata hodhën veten në erë.

Kryeministri Binali Yildirim tha se shenjat e para tregojnë se pas sulmit qëndron Shteti Islamik.

BBC thotë se dukej sikur ishte një sulm i madh dhe i mirëkoordinuar.

Korrespondenti i BBC thotë se aeroporti Ataturk shihej prej kohësh si një shënjestër vulnerabël.

Historitë që vijnë nga Stambolli janë tronditëse dhe prekëse.

Gazetari Steven Nabil tha se ai po kthehej për në Nju Jork me të shoqen, pasi kishin kaluar muajin e mjaltit, kur u gjendën në mes të sulmit.

“Gruaja ime u plagos gjatë sulmit. Ishim ballë përballë me një prej sulmuesve kur ai hapi zjarr”.

“Vrapoova për të nxjerrë gruan time nga dyqani të plagosur dhe prisnim të terrorizuar. Mezi ia dolëm”.

“Ishim tranzit pasi përfunduam muajin e mjaltit. Kur plumbat ishin afër, e përqafova dhe e putha atë”./Mapo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *