Prej javësh aktorja turke Beren Saat kishte planifikuar udhëtimin e saj për në Los Angeles në ditën e djeshme. Aktorja së bashku më bashkëshortin e saj Kenan Dogulu kanë kaluar në aeroportin e Ataturkut vetëm pak kohë para se të ndodhnin sulmet terroriste ku humbën jetën dhjetra presonave.
Kujtojmë se tek ne, Beren njihet për disa interpretime, një ndër ta është seriali ‘Dashuri e ndaluar’ ku 32 vjeçarja interpretoi rolin e Bihter./who