Këtë vit, arkeologët zbuluan kodrina prej dheu misterioze në disa nga qytetet e lashta të Kamboxhias. Këto kodrina, janë të vendosura në formë rrjeti dhe vlerësohen të jenë rreth 1.000 vjecare.
Përveç tyre, ekspertët zbuluan edhe kodrina në forma të tjera gjeometrike si spirale. Për shekuj me radhë, këto struktura enigmatike kanë mbetur të fshehura në thellësi të xhunglave të Kamboxhias. Vetëm kur studiuesit skanuan xhunglën me lazera nga helikopterë që fluturonin ulët, këto kodrina iu shpërfaqën botës moderne.
Ajoq ë i habit më shumë shkencëtarët është qëllimi i këtyre strukturave misterioze. Ekspertët nuk e kanë përcaktuar ende se çfarë janë në të vërtetë, pse i ndërtoi Perandoria e lashtë e Khmerëve në të gjithë Kamboxhian, dhe si janë përdorur ato. Megjithatë, studiuesit e dinë se një faktor i përbashkët në mesin e këtyre kodrinave enigmatike prej dheu, është se ato janë ndërtuar të gjitha në afërsi të tempujve kamboxhiane.
Me përdorimin e teknologjisë moderne, arkeologët përfundimisht do të zbërthejnë misterin e këtyre kodrinave prej dheu, por tani për tani ato “mbeten ndër tiparet më enigmatike të arkeologjisë së Khmerëve”. /bota.al