Nga Afrim Krasniqi-Politolog
“E premtja e zeze per Evropen” – eshte titulli dominues ne mediat perendimore per referendumin ne Britanine e Madhe. Vota kunder fut te krize projektin evropian: Franca e Holanda mund te jene stacionet e reja te referendumeve. Vete Britania ndahet midis Skocise apo Irlandes Veriore pro qendrimit ne BE dhe Uells e Anglise kunder. Vete Londra dhe pjesa elitare e vendit (qarqet akademike, biznesi, etj) ishin pro BE.
Per shume shetises facebook-u ne Tirane shume prej te cileve edhe nga ata qe paguhen me taksat tona, – nuk ka lidhje midis lajmit britanik dhe Shqiperise, dhe tipike per nje shoqeri qe me perpara flet sesa mendon, – ka nje gare batutash dhe ilariteti ne trajtimin e ketij lajmi. Ne fakt, asnje nuk eshte kaq e thjeshte dhe kaq rutinore, perkundrazi. BE pa Britanine mbetet me e dobet, zerat kritike ndaj saj jane rritur ndjeshem edhe ne Paris, Amsterdam dhe deri ne Budapest. Po Shqiperia ku eshte? Ishim jashte portes, ne pritje te hapet porta e bisedimeve, por me zhvillimet e reja kemi lene porten dhe oborrin dhe po qendrojme diku ne lagje, duke ngrene e festuar deshtimin e reformes perendimore per shtet te se drejtes ne Shqiperi (nenkupto: me shume imunitet per eliten e korruptuar politike vendore), si dhe duke bere selfe e show folklorik me djemte e emigracionit dhe te Zvicres qe nuk luajten keq 3 ndeshje futbolli ne France.
Kush po mendon ne Tirane per Evropen dhe projektin shqiptar ne realitetet e reja? Askush. Me siguri, disa po ferkojne duart. Sa me shume kishte krize ne Stamboll aq me shume liri kishte pashai ne Tepelene apo Shkoder per te sunduar me dore te forte mbi shtetasit e tij! I njejti standard, e njejta kulture dhe i njejti fat po na ndjek edhe tani kur vendin e Stambollit simbolikisht e ka zene Brukseli dhe kur pashallaret tane vishen me armani e prada. Per ta, reformat dhe integrimi jane pengese pasurimi personal, pengese pushteti personal, pengese sundimi personal, – ndaj integrimi prej me shume se nje viti po shfaqet konsensualisht si term ne zhdukje ne ligjerimin politik. Ata flasin per sovranitet, fjale qe ne Ballkan nuk ka domethenien e Britanise, por lexohet, – e drejte e pakufizuar te sillet si te doje me shtetin e shoqerine qe kane nen sundim, – pra, si nje e drejte prej te cilave de facto burojne te gjitha padrejtesite mbi qytetaret, shtetin e shoqerine.
Nje dite e zeze per Evropen eshte ne fakt, nje dite dy here e zeze per Shqiperine, nje vend qe pjesen me te madhe te mbijeteses se vet politike, sociale e kulturore e ka te ndervarur nga vete koncepti i Evropes para e pas referendumit britanik. E fundit, – kryeministri Kameron dha doreheqje, lejoi ministrat e koleget e tij te bejne fushate pro e kunder, tregoi standard te larte demokracie, pra beri gjithcka, absolutisht gjithcka qe nuk ben asnje prej ketyre qe kemi ne krye te partive dhe pte uneve ne Shqiperine e papune!