Brexit – Apeli i fundit për të qëndruar në BE nga… Shekspiri!

Vjen nga vargjet e Uilliam Shekspirit apeli i fundit për zgjedhësit në Britaninë e Madhe, të cilët do të vendosin sot për qëndrimin ose jo të vendit të tyre në union.

”Thirrjen nën armë” të gjeniut të letrave britanike, 400-vjetori i lindjes së të cilit u përkujtua gjerësisht këtë vit në Angli, e bën gazeta ”The Times”, që në faqe të parë citon një varg të famshëm nga ”Komedia e gabimeve”.

”Në këtë botë jam si një pikë uji / Që në oqean kërkon një tjetër pikë”, thotë vargu i Shekspirit.

Mesazhi është i qartë: më mirë bashkë, sesa në një vetmi të shenjtë.

Zgjedhja e gazetës më tradicionale angleze, që mbështet Remain, është në kundërshtim me ”perandorin” e medias, Rupert Murdoch, i cili ka zgjedhur Leave me anë të ”Sunday Times” dhe ”Sun”./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *