Kur fanellat e kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Europian u bënë publike, ato morën lëvdata të shumta për mënyrën e estetizimit të shqiponjës dykrenare.
Pas fitores historike ndaj Rumaninë, në ngazëllimin dhe entuziazmin e përgjithshëm kolektiv, u bë i ditur një fakt i jashtëzakonshëm.
Ideja për këtë imazh ishte dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në një selfie–intervistë për Klan Kosovën, Kryeministri Rama për herë të parë shpjegon rrethanat që sollën tek ideja e stilizimit të shqiponjës, por edhe për efektin e përgjithshëm pozitiv shoqëror, pasi “shqiptaria në tërësi është ngjitur një shkallë më lart në qytetari falë këtij momenti magjik që nuk do të fashitet pa lënë gjurmë në shpirtin tonë të bashkësisë”.