Piktorit dhe akademiku turk Süleyman Saim Tekcan vjen në kryeqytetin shqiptar 37 punë, të gjitha unike
dhe me një forcë të madhe shprehëse. Mjeshtëria skulpturore e proçesit të krijimit të veprave, me vetëdijen e vetë artistit, krijon nënkuptimin tre-dimensional të tyre. Ngjyrat, edhe pse prej një gamë të fortë kromatike, rrjedhin butë midis tyre, duke krijuar medalionë elegantë dhe të rafinuar. Po ashtu shkrihen mes tyre simbolikat greke, egjiptiane, osmane, turke.
Përveç shijes estetike, Sulejman Saim Tekcan nuk e zbeh aspak rëndësinë e domethënies antike të simbolit te kalit, i cili që në kohë parahistorike është një shembull i forcës, emocioneve të thella dhe idealeve të
larta. Ai i jep kështu medalionëve te tij elegantë, përmes urtësisë dhe aftësisë për të kujtuar, edhe një vlerë
antropologjike e kulturore.
Nuk mund të kalojë pa u vënë re vlera që artisti i jep artit të kaligrafisë tradicionale islame, art që është i aftë të përcjellë thellësinë e shpirtit të Islamit, me anë të një gjuhe të përjetshme që pikërisht për shkak
të pafundësisë dhe simbolikës së saj të drejtpërdrejtë, është më efektive dhe më pak problematike nga pjesa me e madhe e shpjegimeve teologjike të tij.
Simbolikat e Stambollit të mrekullueshëm, një herë e një kohë Kostandinopoja e Bizantit të madh, bashkëjetojnë në veprat e artistit, por duke gërryer butësisht linjat e ndryshimit, të imponuara nga Njeriu dhe Koha. Është fat të kemi në Tiranë një ekspozitë nga një artist që bën të kombinojnë mes tyre me një thjeshtësi të rrallë, aftësi teknike dhe hijeshi që i përkasin botëve te kaluara, botë të lidhura mes tyre, në rastin e ekspozitës tonë, pikërisht nga fjongoja e krijimit artistik.
Ekspozita, që do të hapë dyert për artdashësit e kryeqytetit, vjen me përqasjen elegante e analitike kuratoriale të Elton Koritarit.
Ekspozita do të realizohet ditën e martë, më 21 qershor 2016, ora 18:00 në Qendrën Rinore të Tiranës.