The Guardian/ Jeta në luftë e Arta Dobroshit: Isha refugjate me fat…

Arta Dobroshi bashkon jetën e saj në film, si refugjate dhe në liri. Aktorja rrëfen jetën e saj si refugjate për gazetën britanike “The Guardian”. Nëpërmjet filmit “Home” tregon rrezikun që kalojnë refugjatët gjatë luftës, duke u përpjekur që të largohen pa dëshirë nga vendi i tyre.
Cila është diferenca midis një familjeje refugjate dhe familjes suaj? Fati, kjo është e gjitha, thotë Arta Dobroshi, një aktore dhe regjisore, e cila ka jetuar në kamp dhe është larguar nga Kosova kur ishte adoleshente. Nga kjo eksperiencë ajo u inspirua për të realizuar filmin “Home”.
“Vetëm bëni qejf, argëtohuni”, do t’i thoshin prindërit Arta Dobroshit dhe vëllezërve të saj, kur ata ishin duke u rritur. “Çdo ditë ata thoshin: Mos u mërzisni për asgjë. Vetëm bëni qejf, argëtohuni”. Ajo që i bëri të jashtëzakonshëm ishte se, kur ata ishin duke jetuar në një zonë lufte, krahas qëllimit për të shmangur plumbat, dhe duke u detyruar që të jetonin jashtë shtëpisë së tyre në kampet e refugjatëve, prindërit e saj kurrë nuk ndaluan, duke shprehur lumturi, pozitivet dhe shpresë për të ardhmen. “Me çdo gjë që ne të përballeshim, prindërit e mi e dinin që gjëja më e rëndësishme ishte që t’u jepnin fëmijëve shpresë, buzëqeshje dhe gëzim”.
Por kjo nuk ishte e thjeshtë, edhe nuk është e thjeshtë as të tani për miliona refugjatë, të cilët si familja e Artës në Kosovë gjatë viteve 1980-’90, që jetuan një rrezik konstant, duke u përpjekur të largoheshin prej tij.
“Jeta do të bëhej normale për pak kohë dhe pastaj, papritur, ne do të ishim duke vrapuar nëpër rrugë, duke na ndjekur policët. Ose ata do të na vinin brenda në klasë me gazëlotsjellës. Disa herë ne jemi larguar nga shtëpia jonë për të jetuar diku tjetër, sepse ishte shumë e rrezikshme të qëndroje. Kur ne realisht ishim kundër kësaj, unë kujtoj se mendoja:Vetëm nëse njerëzit, të cilët jetojnë në liri e dinë se çfarë ishim duke kaluar ne, me siguri që do ta na ndihmonin”.
Sot Arta është një aktore dhe regjisore e vlerësuar, por ajo kurrë nuk ka harruar se si është ndjerë kur është gjendur në luftë, apo sa e sigurt ishte kur njerëzit që ajo njihte, do të vepronin. Cila ishte arsyeja që ajo bëri filmin “Home” me metrazh të shkurtër, ku gjatë premierës në Londër, projektuar këtë fundjavë për të thënë gjëra në të cilat Arta gjithmonë ka besuar se mund të bëjë diferencën: Njerëzit fatlumë të vendosin veten në këpucët e njerëzve pa fat.
Filmi ndjek fatin e një familje me dy fëmijë të vegjël, të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpia e tyre. Ata, duhet të paguajnë njerëz kontrabandistë, që fëmijët t’i largojnë me bagazhet e makinave të tyre, ndërsa vet ata të largohen në bagazhe të tjerë. Ka frikë dhe dhunë. Çifti është i detyruar për të mbajtur fëmijët e tyre të traumatizuar nëpër fusha, përmes ndërtesave të ndërtuara për të gjetur një pikë, që të vrapojnë dhe të mbulohen kur ata e gjejnë veten në mes të luftimeve, përpara se të përfundojnë; të pistë, të frikësuar dhe të uritur, duke u ulur përreth një zjarri në një kamp refugjatësh.
Kjo është një përrallë e njohur, por këtu është bërë një kthesë; familja nuk është as siriane dhe as afgane, por është britanike. Kjo është një familje ashtu si tuajat apo imja, të cilët kanë vënë fëmijët e tyre në bagazhin e një makine, për t’u kthyer tek e kaluara, ku ushtarët që qëllonin me armë kanë bërë milje nëpër fshatra të hapur, duke çuar ushqime dhe veshje për t’i mbajtur ngrohtë. Ashtu si Save, fëmija në film shkoi te një çift disa vjet më parë, që portretizonte çdo gjë që ndodhi në Siri kundër sfondit të Londrës, është e mahnitshme se sa wordpress shqetësuese është për të parë këtë që u ndodh njerëzve, të cilët gjuhë amtare kanë anglishten.
Kjo nuk mund të ndodhë me ju? “Oh po ajo mundet”, thotë Arta, e cila është producentja ekzekutive e filmit: Ne duam të gjithë të bëjmë gjithçka për të mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Dallimi midis një familje refugjate dhe familjes time ose suajës mund të përmblidhet në një fjalë: fat.
“Askush nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e tij. Ne kurrë nuk donim të largoheshim nga shtëpia jonë”, thotë Arta. “Kemi qëndruar në Prishtinë për sa kohë që ishte e mundur. Ne qëndruam përmes trazirave dhe luftimeve, por në vitin 1997 gjërat u bënë vërtet të vështira, njerëzit ishin duke u masakruar dhe prindërit e mi menduan se kjo ishte e rrezikshme; më e rrezikshme se çdo herë tjetër. Ne nuk donim të largoheshim, ishte kaq e vështirë. Në fund, unë shkova me dy vëllezërit dhe mamin tim, babai im qëndroi me dajën dhe gjyshen time, e cila ishte 80 vjeçe. Ne shkuam në Maqedoni dhe jetuam në një kamp, ndërkohë nuk mund të presim të kishim një shtëpi. Pas disa muajsh ne u kthyem përsëri. Më kujtohet se realisht ishte ende e rrezikshme.
Për një kohë ne nuk mund të lëviznim. Babai im gjendej në një vend tjetër. Kur ne u kthyem përfundimisht për t’u takuar përsëri, ka qenë një nga përvojat më emocionale të jetës sime. Ne nuk e dimë se çfarë kishte ndodhur me të. Kjo është një lloj gjëje që ndodh në luftë. Kjo nuk është diçka që çdokush do ta zgjidhte. Bëhet normale për refugjatët, por jo sepse ata janë disi të ndryshëm, si qenie njerëzore, ata nuk janë. Ata janë ashtu si ju dhe unë…, në fakt, isha unë”. Arta Dobroshi prezanton përvojat e saj të jetës, në të dyja anët e gardhit, që e çuan atë për të realizuar filmin. “Unë kam jetuar gjysmën e jetës time si refugjate, gjysmën si një person si ju, që jetoni në liri. Pra, kjo është arsyeja, që kisha këtë ide për t’i vënë së bashku të dyja palët”.
Biografia
Arta Dobroshi (1979) ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka interpretuar në teatër, por ajo është sot një aktore kinemaje që ka hyrë në prodhimet ndërkombëtare. Debutimi i saj nisi fillimisht në filma të shkurtër në Kosovë e më pas në Shqipëri protagoniste te “Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo në role të dyta si tek “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno dhe Pirro Milkanit edhe te “Kronikë provinciale” i Artan Minarollit. Ajo tërhoqi vëmendjen e vëllezërve Dardenne, që i besuan rolin kryesor në filmin “Heshtja e Lornes” (2008). Me interpretimin e Lornës, Dobroshi mori kritika mjaft pozitive.
U nominua nga Akademia Evropiane e Filmit për kategorinë e aktores më të mirë. Performanca e saj tërhoqi vëmendjen në Youtube e Daniel Mulloy-t, i cili ishte në kërkim të aktores kryesore për filmin e shkurtër “Baby” (2010). Mjaft i suksesshëm rezultoi “Baby” ka bërë xhiron e festivaleve nëpër botë, përfshirë konkurrim në Sundance Film Festival (janar 2011), i vlerësuar me çmime qoftë filmi, qoftë loja e Dobroshit.
Përshtati: Valeria Dedaj/SHEKULLI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *