U mbajt në Tiranë, për të tetin vit radhazi, parada e ndërkombëtare e të apasionuarve pas motorëve “Moto Fest”. Nën organizimin “Fondacionit EDS” dhe “SteelWings” dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, për tre ditë me radhë motoklube të njohura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Gjermania etj, dhanë spektakël në rrugët e Tiranës, ndërsa biznese të ndryshme patën mundësi që në këto aktivitete të promovojnë produktet e tyre. Në ditën e tretë, pjesë e “MotoFest” u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi organizatorët që zgjodhën sërish Tiranën për të zhvilluar këtë event ndërkombëtar dhe theksoi se kjo është një mundësi e mirë për promovimin e Tiranës dhe mundësive turistike që ajo ofron.
“Ky është një aktivitet që e ka mbushur Tiranën me aksione dhe energji pozitiveende pa filluar mirë vera”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai nënvizoi se me aktivitete të tilla përveçse qytetit i jepet një tjetër ritëm, përcillet edhe mesazhise ka mënyra shumë të shëndetshme për të jetuar jetën dhe për të dalë nga rutina e përditshme. “Tirana cilësohet sot si një ndër kryeqytetetmë të mira për pushime. Më vjen mirë që festivali i motorave është një tjetër skenë ku promovohet qyteti i Tiranës, e që këto tre ditë i kanë dhënë qytetit tonëshumë hare dhe gjallëri. Mezi pres që edicioni tjetër të jetë më i mirë dhe më i madh”, tha Veliaj.
Ai u ndal edhe te kultura e lëvizjes që përcillet te çdo qytetar. “Përdorimi i biçikletës dhe motorit është një mënyrë më efiçente për të manovruar në një qytet të tejngarkuar me infrastrukturë të ndërtuar vetëm për 200 mijë banorë, jo për 1 milion banorë. E di që në kushtete transformimit të Tiranës, ku kemi hapur shumë kantiere, na duhet që të investojmë shumë në infrastrukturë, të investojmë shumë edhe në kulturë dhe besoj se kjo e sotmja ishte një investim në kulturë, se si mund të përdorim një transport më ekonomik, të jemi të përgjegjshëm në rrugët e Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.
Veliaj shprehu mirënjohje edhe për qytetarët që, teksa po mbushet një vit nga administrata e re, kanë ndryshuar totalisht kulturën e ecjes dhe lëvizjes në nëpër qytet. “Statistikat na kanë treguar që në vitin e fundit është trefishuar numri i atyre që po përdorin motorë apo biçikleta. Nëse vijojmë me këtë trend, atëherë ditë më të mira do të vijnë për Tiranën. Unë besoj te një Tiranë aktive dhe të shëndetshme dhe jam i sigurt se sa më shumë aktivitete të tilla të bëjmë, aq më mirë do të jetë për qytetin që duam të gjithë. Festa të tilla në një Tiranë të mbushur me toksinat e politikës, janë mënyra më ideale për të parë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.