Mbrëmja e 19 qershorit do të futet në historinë e futbollit shqiptar.
Në ndeshjen kundër Rumanisë kuqezinjtë fituan me rezultatin 1:0 duke dhuruar kështu emocione dhe festë kudo ku ka shqiptarë.
Goli i Armando Sadikut ka ngritur peshë zemrat e çdo shqiptari, ndërsa këto janë fotot e publikuara nga UEFA ku shihet festa e madhe e djemëve të kombëtares. Faleminderit çuna!