Jorge Luis Borges
Ai burrë që përqafon një grua është Adami. Gruaja është Eva.
Gjithçka ndodh për herë të parë.
Kam parë një gjë të bardhë në qiell. Më thonë se është hëna, por
Çfarë mund të bëj me një fjalë dhe me një mitologji?
Lisat më frikësojnë. Janë kaq të bukur.
Kafshët e qeta më afrohen, sepse i thërras me emrat e tyre.
Librat e bibliotekës janë pa germa. Nëse i hap librat germat rikthehen.
Duke shfletuar Atlasin sajoj formën e Sumatrës.
Kush ndez një shkrepëse në terr është duke shpikur flakën.
Në pasqyrë kemi dikë tjetër që na spiunon.
Kush vështron detin shikon Anglinë.
Kush shqipton një varg të Lilienkronit merr pjesë në betejë.
Kam parë ëndërr Kartagjenën dhe legjionet që e shkretonin Kartagjenën.
Kam parë ëndërr shpatën dhe peshoren.
Qoftë lëvduar dashuria ku nuk ka pronarë as pronë, por të dy i dhurohen njëri tjetrit.
Qoftë lëvduar makthi që na tregon se mund ta krijojmë vetë ferrin.
Kush laget në një lumë, laget në lumin Gang.
Kush vështron klepsidrën, shikon shpërbërjen e një perandorie.
Kush mban një thikë në dorë parashikon vdekjen e Cezarit.
Në atë që fle janë të gjithë burrat.
Kam parë në shkretëtirë djaloshin Sfinks të sapolatuar.
Nuk ka asgjë të lashtë në të mbi fytyrë të tokës.
Gjithçka ndodh për herë të parë, por në një mënyrë të përjetëshme.
Kush i lexon fjalët e mia është duke i shpikur ato.
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ