Krimet e urrejtjes

Nga Albana M.Lifschin

Krimi masiv në Orlendo,Florida, realizuar vetëm nga një person është i ‘motivuar’trefish : nga krimi i urrejtjes rndaj homoseksualëve, urrejtjes ndaj shtetit që i mbron ata me ligj, dhe i Amerikës në tërësi si objekt qitje nga radikalizmi musliman. Omar Maten, 29 vjeç, e kreu aktin kriminal si ushtar i devotshmëm i ISIS dhe në emër të tij.
Në një rast të tillë, mendja të shkon në Amerikën e viteve ’80 të shekullit të kaluar kur homoseksualët rrethoheshin nga përbuzja e përgjithëshme e shoqërisë amerikane, pavarësisht se kush ishin, pavarësisht nga reputacioni e kontributi që kishin dhënë për këtë vend. Sëmundjes së Sidës që gjykohej se merrej vetëm nëpërmjet mardhënieve seksuale midis njerëzve të së njejtit seks, nuk i thuhej as emri (AIDS) por thirrej “Murtaja seksuale” dhe viktimat e saj shikoheshin me urrejtje .Njerëzit religjozë e gjykonin si një dënim i dhënë nga Zoti për aktin e tyre.
Aktori i njohur Riçard Camberlejn i këshillonte kolegët e tij gej, të ruanin sekretin, pasi kjo do të qe shkatrrimtare për karierën e tyre. Ai vetë e zbuloi sekretin e tij 25 vjet më pas, në 2003. Sidoqoftë Rock Hudson, (Rak Hadsën) të cilit miqtë e afërt, (si Liz Tejlor, Doris Dej,etj) ia dinin sekretin, në 1985 doli publikisht duke njoftuar që ishte i sëmurë nga AIDS. Atë kohë njihej vetëm një klinikë në Paris që merrej me trajtimin e sëmundjes. Rock Hudson u nis për t’u kuruar në Paris,por klinika e refuzoi trajtimin e tij mjeksor sepse ai “nuk kishte shtetësi franceze”. Ndërkohë iu sugjerua se nëqoftëse Shtëpia e Bardhë do të ndërhynte për të, atëherë rasti i tij mund të merrej në konsideratë për kurim. Në korrik 1985 Rock Hudson nëpërmjet përfaqsuesit të vet, Deill Ollson, i bëri kërkesë nëpërmjet një telegrami Shtëpisë së Bardhë, por nga Zonja e Parë e SHBA Nensi Regan përgjigja erdhi kategorike :JO!’
Me refuzimin e familjes Regan, humbi çdo shpresë për të. Në vitet 80-të mjeksia amerikane pati arritur suksese në kurimin e parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit të gjirit tek gratë, etj, por sukseset e shkencës mjeksore në Amerikë stopuan në rastin e epidemisë së SIDËS. Ndaj numrit në rritje të viktimave presidenti Reagan atë kohë dukej konfuz dhe i pavendosur për të dhënë një rrugëzgjidhje.
Shumica e njerëzve e kishin marrë virusin e sëmundjes nga marrëdhëniet seksuale me të infektuarit, disa në spitale nga transfuzionet e gjakut , të tjerë në kontinentin afrikan, e shumë të tjerë, ata që merrnin drogë, nga shiringat që jepnin e merrnin me njëri tjetrin. Ndërsa njerëzit prisnin ç’do të thoshte Regani në përgjigje të përhapjes së epidemisë që kishte rrëmbyer e rrëmbente mijra jetë amerikanësh, ai ‘abdikoi’ në këtë çeshtje nga pozita e tij si president , duke e kaluar fillimisht në heshtje , “indiferencë”, pastaj në ekstremin tjetër. Presidenti i shumërespektuar, tha se duhej të kalonin në testim të gjithë emigrantët që kishin kërkuar azil politik në Amerikë e nëse dilnin me HIV pozitiv duheshin kthyer në vendet nga kishin ardhur. Kjo deklaratë e Reganit u prit me indinjatë.

Rock Hudson vdiq tre muaj pasi kishte bërë kërkesën për ndihmë, më 2 tetor 1985 në moshën 59 vjeç. Rock Hudson ishte pari individ i famshëm i SH.B.A.-së që vdiq nga komplikimet nga SIDA. Vdekja e tij rriti ndërgjegjësimin publik ndaj epidemisë në një mënyrë të dukshme. Elisabet Tejlor krijoi fondacionin me emrin e saj për të ndihmuar në zbulimin e kurimin e semundjes.Vetëm pak kohë më pas vdekjes së Rock Hudson, kongresi amerikan aprovoi vënien mënjanë të 221 milionë dollarë për të zhvilluar një kurë kundër AIDS.

Gjithësesi, ndërkohë që shumica e amerikanëve besonin se sëmundja zinte vetëm homoseksualët ndodhi e papritura. Një djalë 13 vjeçar Rajën Uajt, (Ryan White), që kishte vuajtur nga hemofilia që nga lindja, u infektua me sidë, nëpërmjet një medikamenti mjeksor që kishte tërhequr në farmaci. Nga doktorët iu tha që kishte deri 6 muaj jetë. Në vitin1988, Rajën Uajt dëshmoi para komisionit presidencial. Ai tregoi për diskriminimin që i ishte bërë nga shkolla, shoqëria e të njohurit për shkak të paragjykimit që njerëzit kishin ndaj sëmundjes. Rajën Uajt dhe nëna e tij u bënë objekt tallje e poshtërimesh. Sa herë hynin në restorante, njerëzit ngriheshin nga karriket e dilnin jashtë. Në rrugë i thërrisnin: “Homo”! Rajën Uajt mori nofkën “Djali me SIDË” por bashkë me përbuzjen edhe përkrahjen e keqardhjen e mijëra njerëzve përreth botës. Trajtimi çnjerëzor u bë objekt bisedash e intervistash televizive. Djali ishte në merak se do i duhej të përsëriste klasën e shtatë, duke lënë të nënkuptojë se nuk ishte i zoti. Nëna e tij, Xhejn White, luftoi për të drejtën e djalit për të ndjekur shkollën, duke fituar vëmendjen ndërkombëtare si një zë i arsyes . Ryan White vdiq më 8 prill 1990, në moshën 18 vjeç, vetëm pak muaj përpara se Kongresi të miratonte ligjin që mban emrin e tij – (The Ryan White CARE).
Në SHBA tashmë homoseksualët kanë fituar të gjitha të drejtat e tyre, madje edhe për t’u kurorëzuar në martesë ligjore. Për më tepër, Amerika është vendi që u njeh të huajve azilin mbi këtë bazë , nëse ata në vendin e tyre janë të pambrojtur nga shteti.

13 Qershor, 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *