Albano Carrisi merr nënshtetësinë shqiptare

Albano Carrisi merr nënshtetësinë shqiptare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dhënë shtetësinë shqiptare këngëtarit të njohur italian, Albano Karrizi. Këngëtari, me një karrierë shumëvjeçare në vendin fqinj, ruan një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Edhe emri i tij, sipas rrëfimit të këngëtarit, vjen nga Shqipëria, ku i ati ka luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me një dekret të veçantë Nishani u dha shtetësinë shqiptare Albano Karmelo Karrizit, Ilir Musli Sopit, Shpresa Musli Berish (Popaj) dhe Muzbajdin Ismet Qamilit. Më herët, ai është dekoruar me dekoruar me medaljen e arit që mban titullin “Urdhëri i Skënderbeut”, ditën e djeshme në Romë.
I njohur dhe mjaft popullor jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë në intervistën e dhënë për “Ansa-n” ai ka shpjeguar origjinën e emrit duke thënë se ja ka vënë babai tij. Ky i fundit ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Është një lidhje mjaft e veçantë ajo që kam unë me Shqipërinë”, ka shprehur këngëtari Carrisi duke cituar fjalët e babait të tij, Carmelo Carrisi. Më tej ai ka kujtuar ato që i ka thënë i ati për Shqipërinë dhe mirkëpritjen e shqiptarëve duke cituar:-“Të kemi quajtur Albano, pasi unë kam luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam vrarë asnjë njeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *