“Durrës, Torra veneciane, 12.12.1989. Në koncertin ku u luajt muzika e Jan Kukuzelit për herë të parë në Shqipëri pas 700 vjetësh.
Jan Kukuzeli, Ramadan Sokoli, Feim Ibrahimi – i pari erdhi nga shumë larg, i dyti hyri shumë thellë, i treti shkoi përtej caqeve duke krijuar kështu, në një permase gjigande, Trekëndëshin e artë të Muzikës shqiptare”.
Kjo ka qenë një mënyrë tejet e veçantë e Florian Vlashit për të përkujtuar 14 qershorin, ditë e lindjes së Ramadan Sokolit, krijuesit të etnomuzikologjisë në Shqipëri. Fotoja e realizuar nga Gëzim Domi, sjell në vëmendje pas 27 vitesh një datë me rëndësi për muzikën shqiptare, duke kujtuar edhe një njeri që I ka dhënë shumë muzikës sonë.