Një poezi e 1989-ës dhe Flutura Açka në Genova

Parmbrëmë në Palazzo Ducale në Genova, ku u fol dhe u recitua poezi, edhe shqip. Carlo Pozzano, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Genova flet për Shqipërinë si të jetë një atdhe për të, dhe kjo edhe në praninë e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Liguria, Dr. Giuseppe Durrazo.
Flutura Açka ka qenë e pranishme dhe ka lexuar poezitë e saj në Itali. Ajo tregon se për nder të një publiku që e ndjek për njëzet e dy vite poezinë dhe poetët nga e gjithë bota, lexoi edhe përkthimin e një poezie ikonë të poezisë italiane: “Pafundësia” e Giacomo Leopardit. “Kur e kam përkthyer dikur në moshën 23-vjeçare, e dashuruar me gjuhën italiane dhe klasikët italianë, që ishin dritarja e parë e një poezie që e lexoja e mrekuuluar veteë në origjinal, nuk e dija ikonërinë e kësaj poezie. I kam botuar këto vargje të tilla siç janë edhe tek romani “Kukullat nuk kane Atdhe”. Pas 27 vitesh nga koha e përkthimit (me gjithë naivitetin, spontanitetin, emocionin, por edhe ‘guximin’ rinor) e lexova mbrëmë në shqip për publikun italian. Po ta përkthej “Pafundërsinë” tani sërish, dhe do ta bëj sigurisht, do të jetë një poezi tjetër. Po më pëlqen edhe kështu siç është, sepse më kujton ëndrrat, në të cilat ndonjëherë kemi nevojë të shtegtojmë”,-shkruan poetja duke publikuar edhe poezinë.

Pafundësia

Kjo kodërz e vetmuar e dashur ka qenë
nga gjithë anët sheh kjo pritë.
I fundit horizont pamjen ma fsheh,
ndërsa rri duke soditur pafundësitë.
Hapësirat mbinjerëzore nëpër to
qetësitë, të paqtat thellësi.
Përfytyroj: atje sa pak
zemra nuk frigon. Dhe si era
këtyre fushave ndiej fëshfërimë.
Unë, ajo.
Pafundësia hesht dhe ky zë
tek shfaqet më kujton përjetësinë
dhe stinët e vdekura, dhe ato të blertat.
E gjallë, tingulli i saj
kështu, mes kësaj
pafundësie, mbytet në mendimin tim.
E ëmbël përhumbja në këtë det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *