Në kuadër të përfshirjes së Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të “Ditës së Muzikës”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë në partneritet me institucionet kulturore, arsimore publike dhe private, artistë profesionistë e amatorë, synon që kjo ditë të shërbejë si një maratonë muzikore dhe kulturore gjithëpërfshirëse të vendosura jashtë “skenave klasike të teatrove”, në çdo kënd të periferive dhe ku hapësirat artistike janë të munguara. Si një inspirim edhe inkurajim në breza për të përfaqësuar krijimtarinë dhe talentin e tyre në një manifestim të tillë, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj “feste” për t’u përfshirë në axhendën zyrtare të kësaj nisme.