Mediat nderkombetare i kane kushtuar vemendje sot perballjes si kundershtare te Granit dhe Taulant Xhakes, ndersa njeri luajti per Zvicren e tjetri per Shqiperine ne France ne nje ndeshje ku fituese u shpall Zvicra. Pas euronews, Kieran Gill ka shkruar nje artikull te gjate ne Daily Mail per dy vellezerit.
“Euro 2016 ka vene perballe Granit dhe Taulant Xhaken ne Lens- Graniti luan per Arsenalin dhe per Zvicren ndersa Taulanti per Shqiperine”, – shkruan Daily Mail.
Ne foto gazeta shfaq edhe nenen e djemve Elmaze Xhaka. “Nena e Granitit dhe Taulantit tregoi mbeshtetje per te dy djemte duke veshur nje bluze me simbolet e Zvicres dhe Shqiperise ne Stade Bollaert-Delelis ne Lens”.
Gazeta shenon se Graniti ka firmosur me Arsenalin per £35million dhe se luan me Zvicren ku ka lindur dhe eshte rritur ndersa i vellai vesh ngjyrat e origjines se familjes nga Shqiperia”.