Një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit Nora Istrefi në datën 18 qershor do të jetë e ftuara speciale e “Motofest 2016”. Hitet më të mira të këngëtares kosovare do të këndohen para publikut kryeqytetas në festën e përvitshme të Steelwings. Për 3 ditë me rradhë më 17, 18 dhe 19 qershor te Kolonat, pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të zbresin grupet të më mira të rock-ut me BAND-et e tyre si Crossbones, Unit BAND, Orgesa Zaimi & BAND, Lynx & Tiri Gjoci, fitues i “The Voice 5”, Gent Bushpepa, Janex Trio si dhe DJ-t më të famshëm të diskotekave si Rubin Beqo, Ad Disha, Dj Cool, Besnik Koshi, Dorjan Braçe, Equinoxx/EMT, Gianluca Raspo, Massimiliano Fanciullo, Leonard Toma, Franceso Sparacello, Gentian Rizaj, Romm Chuka/EMT. Por nuk mbaron me kaq! Vajzat më të bukura të Shqipërisë, konkurente të “Miss Shqipëria 2016” do dhurojnë një spektakël si kurrë më parë me djemtë e Steelwings ndërsa kampionët e Bodybuilding, do të ekspozojnë bukurinë e tyre trupore duke shtuar adrenalinën e këtij eventi. Pije, muzikë, catering, paradë me motorë, paparacë & ritëm për tre ditë pa pushim në qendër të Tiranës.